Mbahet takimi virtual me komunën e Istogut lidhur me realizmin e projektit të financuar nga fondet e MAPL-së

Prishtinë, 29 maj 2020
Është mbajtur takimi virtual me komunën e Istogut lidhur me koordinimin e realizmit të projektit të financuar në komunë nga fondet e MAPL-së.
Në vitin 2020, MAPL në komunën e Istogut financon projektin: “Asfaltimi i rrugës në Llukavc të Begut”.
Në takim u diskutuan obligimet e dala nga Marrëveshjet e Mirëkuptimit për financimin e projektit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizmit të projektit sipas planifikimit.