Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakić uron Kurban – Bajramin

30 korrik 2020, Prishtinë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakić, u dërgon urimet e tij të sinqerta për të gjithë besimtarët e Fesë Islame:

“Le të na kujtojë festa e nesërme për vlerat e përjetshme të mirësisë dhe njerëzimit dhe të inkurajojë mirëkuptimin, solidaritetin, tolerancën dhe respektin. Me dëshirat më të sinqerta për shëndet të mirë, lumturi dhe mirëqenie, ju uroj juve dhe familjeve tuaja Kurban Bajramin e bekuar, dhe që gjithmonë të festoni në paqe, gëzim dhe harmoni “.