Malisheva po bëhet me infrastrukturë moderne falë bashkëpunimit të MPL-së dhe Komunës së Malishevës

Prishtinë, 09.09.2020

Zëvendësministrja e MPL-së znj.  Fatbardha Emini sot ka vizituar Komunën e Malishevës  dhe së bashku me kryetarin e Komunës z.Ragip Begaj , kanë ndjekur nga afër punimet që po zhvillohen  fal përkushtimit të MPL-së.

Për vitin 2020 MPL është duke  financuar projektin:  “Zgjerimi i rrugës Malisheve-Banje” ne vlerën e bashkëfinancimit nga MPL prej 203.146,59€.

Me këtë rast Zëvendësministrja znj. Emini theksoi se rrugët po ndërtohen me standarde moderne dhe me kapacitet të lartë dhe qytetarët e Malishevës i siguroi  që bashkëpunimi me MPL në punë të mira do të vazhdoië edhe në të ardhmen.