U përurua Projekti “shtigjet e ecjes” në komunën e Lipjanit, financuar nga MPL nga fondet e grandit të performancës

Prishtinë, 03.10.2020

Sot, Zëvendësminisrja e MPL znj. Magbule Shkodra mori pjesë në përurimin e projektit të shtigjeve të ecjes në komunën e Lipjanit.

Projekt ky i financuar nga grandi i performancës komunale, përkatësisht nga MPL me 230,000.00 euro, ku përfitues janë qytetarët e Lipjanit, në shërbim të të cilëve do të jetë hapsira e cila mund të shfrytëzohet për ecje dhe çiklizëm.

Zëvendësministrja Shkodra, me tutje shprehi gatishmërinë e ministrisë të bashkëpunoj edhe në vazhdim në projekte të cilat përmisojnë jetesën e qytetarëve të Lipjanit.