Është realizuar takim Koordinues ndërmjet MPL dhe përfaqësuesve të SDC/DEMOS; SIDA-s dhe Ambasadës Norvegjeze

Në takimin e përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të MPL dhe partnerëve SDC/DEMOS; SIDA-s dhe Ambasadës Norvegjeze, janë diskutuar çështjet me interes të përbashkët dhe hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren, sa I përket sistemit të menaxhimit të performancës komunale dhe grantit të performancës komunale për vitin 2021. Me këtë rast, partnerët janë informuar se MPL ka filluar procesin e hartimit të concept dokumentit për performancën komunale dhe në propozim-programin legjislativ për vitin 2021, është përfshirë edhe Ligji për menaxhimin e performancës komunale. Poashtu, MPL ka njoftuar partnerët lidhur me ndarjet buxhetore për buxhetin 2021 dhe bashkëfinancimin e grantit të performancës nga buxheti I MPL. Njëkohësisht, MPL ka informuar partnerët se edhe Projekti i Bankës Botërore “Komunat për të rinjtë” do të mbështesin komunat me performancën më të mirë, ndërkaq edhe për fazën e programimit të IPA 3, Komisioni Evropian ka vendosur në listën e projekteve potenciale “grantin për performancë”, për përkrahje financiare për periudhën e ardhshme.

Partnerët janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë përkrahjen për skemën e përbashkët të granteve bazuar në performancë. MPL dhe partnerët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e ndërsjellë. MPL dhe partnerët që bashkëfinancojnë skemën e grantit të performancës, janë dakorduar që të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta për të finalizuar procesin e vlerësimit dhe ndarjes së grantit për vitin 2021.

Edhe raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, kishte vlerësuar skemën e grantit të performancës, si një skemë që bazohet në kritere dhe transparencë, prandaj përfaqësuesit e MPL edhe njëherë kanë shprehur përkushtimin e tyre që të avancojnë dhe fuqizojnë akoma më shumë sistemin e menaxhimit të performancës së Komunave. Njëkohësisht, MPL ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me organizatat partnere dhe kontributin e tyre financiar në këtë skemë.