Zëvendësministrja e MPL-së dhe Sekretarja e Përgjithshme e MPL pjesëmarrëse në Konferencën virtuale “E Ardhmja e Agjendës për Gratë, Paqen, Sigurinë dhe Drejtësinë në Kosovë dhe përtej’’

Sot, zëvendësministrja e MPL znj. Shkodra dhe Sekretarja e Përgjithshme e MPL znj. Ukimeraj kanë marrë pjesë në Konferencën “E Ardhmja e Agjendës për Gratë, Paqen, Sigurinë dhe Drejtësinë në Kosovë dhe përtej ” organizuar nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Mediatore, kjo konferencë u organizua  më rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi gratë, paqen dhe Sigurinë dhe Lansimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore Dega në Kosovë.

Në konferencë panelet e ndara diskutuan lidhur me avancimin e Agjendës mbi gratë paqen sigurinë, Këndvështrimet e grave në proceset e paqes dhe marrëveshjet gjithëpërfshirëse gjinore të paqes si dhe në përgjithësi për avancimin dhe fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore.