Prishtinë, 24 nëntor 2020
Sot, zëvendësministrja e MPL znj. Magbule Shkodra dhe ka marrë pjesë në takimin virtual të Këshillit për Ekonomi dhe Investime kryesuar nga Kryeministri i Kosovës z. Avdullah Hoti, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga ministritë, odave ekonomike, institucioneve publike dhe përfaqësues të asosacionit të bizneseve.
Temë kryesore e këtij takimi ishte rimëkëmbja ekonomike, si dhe hapat e nevojshëm për vazhdimin e përkrahjes së funksionimit të bizneseve gjatë kësaj situate të krijuar nga pandemia covid 19. Kryeministri theksoj që programi për rimekëmbje ekonomike po vazhdon gjithashtu dhe krijimi i një pako të re fiskale për muajt në vazhdim.
Si përfundim u dhanë konkluzionet dhe u caktua data e takmit të ardhshëm të KKEI.