Pjesëmarrja në takimin virtual të Komitetit të Përbashkët Monitorues për Instrumentin e Para-anëtarësimit (IPA), organizuar nga Zyra e Kryeministrit Qeveria e Republikës së Kosovës

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm në MPL dhe Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikeve, ishin pjesëmarrës në takimin e Komitetit të Përbashkët Monitorues për Instrumentin e Para-anëtarësimit (IPA).

Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth realizimit të fondeve IPA në Kosovë, plotësimin e parakushteve për përkrahjen buxhetore, programimin e fondeve të IPA III që tashmë ka filluar si dhe çështje të tjera eventuale sipas interesimit nga ana e BE-së.

Ministria e Pushtetit Lokal është përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkufitar të Programit Kosovë –Mali i Zi, Kosovë- Maqedoni dhe Kosovë- Shqipëri. MPL gjendet në proces të programimit të IPA III në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar dhe grantit të performancës komunale.