Prishtinë, 11 shkurt 2021
Është mbajtur takimi i 8-të i Komiteti i Përbashkët Monitorues të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II 2014 – 2020.
Në këtë takim u prezantuan dhe u miratuan: raporti vjetor i zbatimit të programit për vitin 2020, plani i komunikimit dhe dukshmërisë/vizibilitetit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar për vitin 2021, si dhe plani vjetor i punës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik për vitin 2021.
Takimi i radhës ndërmjet Komitetit të Përbashkët Monitorues të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore do të mbahet në pjesën e dytë të vitit 2021.