Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi u prit në takim nga Presidenti i Këshillit të Provincës Autonome të Trentos, Walter Kaswalder dhe Lorenzo Oslana, Drejtori Regjional i Enteve Lokale.
Në fillim të takimit Ministri, z. Krasniqi uroi Presidentin Kaswalder dhe Drejtorin Oslana për Ditën e Republikës së Italisë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore në mes të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për raportet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke u fokusuar në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Provincës Autonome të Trentos dhe nivelit komunal të Kosovës si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushat me interes të përbashkët.
Ministri, z. Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Itali, me ftesë të Festivalit të Ekonomisë gjithashtu do të marrë pjesë në një panel diskutimi.
Në kuadër të vizitës zytare në Itali, Ministri z. Krasniqi, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, z. Adrian Andreja do të zhvillojë edhe disa takime të ndryshme institucionale.