Prishtinë, 03 Qershor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti punëtorinë me zyrtarët komunal të informimit.
Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të raportit vjetor të transparencës komunale 2020, me ç’rast u prezantua edhe Manuali për standarde minimale të komunave.
Përveç zyrtarëve komunal të informimit, pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe kabineti i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
U prezantua Raporti vjetor i transparencës komunale 2020 si dhe manuali për standarde minimale në komuna.
Zyrtarët komunal të informimit ishin të kënaqur me të arriturat e komunave nga të gjeturat e raportit të transparencës, megjithatë ata shprehën shqetësimet e tyre me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi si komunë në mungesë të resurseve njerëzore si dhe problemet të cilat ata kanë me faqet zyrtare të komunës.
Punëtoria u përmbyll si e suksesshme me disa rekomandime, ndërsa punëtoria e radhës e kësaj natyre do të mbahet me datë 11 Qershor 2021.