MAPL FILLON PROCESIN PËR REFORMIMIN E KORNIZËS LIGJORE PËR VETËQEVERISJE LOKALE

06 Korrik, 2021

Është mbajtur takimi i parë ndërministror i grupit punues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim të hartimit të reformës së kornizës ligjore për plotësim – ndryshimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03 / L-040. Reforma për Vetëqeverisje Lokale konsiderohet e nevojshme dhe e domosdoshme për realizimin e objektivave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.