Znj. Luljeta Ibishi – Ferizi nga Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, ka marrë pjesë në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dëgjimi publik kishte për qëllim mbikëqyrjen dhe sfidat rreth zbatimit të Strategjisë Nacionale për tё Drejtat e Personave me Aftësi tё Kufizuara nё Republikën e Kosovës 2013-2023. Gjatë takimit nga anëtarët e Komisionit Parlamentar dhe kryetarja e komisionit znj. Duda Balje, u shtruan shumë pyetje lidhur aktivitetet, rolin dhe bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe lokal për PAK.
Me këtë rast, u prezantua si e drejt në promovimin dhe mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila garantohet me Kushtetutë dhe ligj, ku janë të definuara obligimet e institucioneve qendrore dhe lokale në lidhje me krijimin e kushteve të barabarta për qasje, informim, komunikim, dhe sistem të unifikuar të të dhënave dhe kontributin që po japin çdo ditë komunat në avancimin e të drejtave të njeriut.