07 Shtator 2021, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, znj. Luljeta Ibishi-Ferizi dhe Zyrtarja e Lartë për Zbatim të legjislacionit, znj. Mimoza Bajraktari-Boqolli të MAPL-së, kanë marrë pjesë në konferencën “Mos lini askënd pas – Rëndësia e krijimit të identitetit ligjor dhe qasja në të drejtʺ me rastin e shënimit të 60 vjetorit të Konventës së vitit 1961 për Reduktimin e Pashtetësisë, të organizuar nga UNHCR në bashkëpunim me Institucionin e Ombudspersonit në Prishtinë dhe Programin për të Drejtat Civile (CRPK).
Në këtë ngjarje morën pjesë perfaqesues nga niveli qendror dhe ai lokal, organizata ndërkombëtare, shoqëria civile dhe personat e paregjistruar për të diskutuar sfidat në krijimin e një identiteti ligjor. Gjithashtu përmes platformës online pjesë e diskutimit ishte edhe Ombudspersoni nga Maqedonia e Veriut.