NJOFTIM PËR MEDIA

Ministri Krasniqi takon Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë Carolyne Siganda
Prishtinë, 21 Shtator 2021
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka pritur në takim njoftues Drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë znj. Carolyne Siganda, Drejtoreshën e Programimit dhe Trajnimeve znj. Brenda Dean dhe Meaxheren e Programit znj. Merita Fehmiu.
Ministri Krasniqi, shprehi mirëseardhje për znj. Siganda dhe e uroj me rastin e marrjes së detyrës së re të Drejtoreshës së Korpusit të Paqes për Kosovë. Në këtë drejtim, Ministri Krasniqi i njoftoi të pranishmet për veprimet që ka ndërmarrë përgjatë këtij viti me qëllim të përmirësimit të kornizës ligjore për vetëqeverisje lokale, duke përfshirë ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, projekt Ligjin për Performancë Komunale dhe projekt Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal.
Gjithashtu, me qëllim të ofrimit të ndihmës financiare për komunat është duke u punuar në grantin e 4-të, si mundësi më e madhe për realizimin e projekteve të komunave bazuar në nevojat prioritare. Digjitalizimi i shërbimeve të komunave përmes platformës E–Komunat do të mundësoj lehtësira dhe qasje më të shpejtë për qytetarët në ofrimin e shërbimeve në komuna.
Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë znj.Carolyne Siganda falënderoi Ministrin Krasniqi për realizimin e këtij takimi, me ç’rast theksoi se ky takim do të shërbej si mundësi për vazhdimin e përpjekjeve tona, në kontekst të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për të mirën e komunave dhe të qytetarëve të të gjitha komuniteteve. Përgjatë këtyre viteve, Korpusi i Paqes ka arritur të ndërtoj dhe kultivoj një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me MAPL-në, ku përmes vullnetarëve të saj të vendosur nëpër komuna, të ofroj energjinë e mirë, eksperiencën, edukimin dhe trajnimet e nevojshme për zyrtarët komunal dhe qytetarët e saj. Po ashtu, Korpusi i Paqes ka ofruar mbështetje për MAPL-në në luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe ndihmën e ofruar për komunitetet për t’iu përshtatur realitetit të ri.
Në fund të takimit, Ministri Krasniqi e falënderoj edhe njëherë znj. Siganda për mbështetjen e ofruar, si dhe gatishmërinë për të vazhduar më tej bashkëpunimin, në drejtim të ofrimit të mundësive të reja për komunat dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve.