MINISTRI KRASNIQI NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ME UN-HABITAT KOSOVO

04 Tetor, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, në ditën botërore të Habitatit, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve të cilat lidhen me banimin, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e ambientit, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe UN – Habitat, e cila i hapë rrugë zbatimit te programit te ri per investime kapitale 2022-2025 për 38 Komunat e Republikës së Kosovës.
E veçanta e ketij programi është se për herë të parë në Kosovë kemi qasje nga poshtë – lartë ku projektet përzgjidhen nga vetë qytetarët sipas nevojave të tyre. Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje mundësohet vlerësimi i efekteve të pandemisë në të gjitha komunat, ku pastaj bazuar në të gjeturat e këtij raporti do të orientohen dhe financohen projektet në në nevojë.
Lidhur me këtë marrëveshje, Ministri i Adminstrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka falënderuar UN-Habitatin për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në te gjitha fushat relevante.