Me rastin e inagurimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Gjilanit, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi mori pjesë duke thesuar mbështetjen e tij të plotë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes të MAPL-së dhe Komunave të Republikës së Kosovës.
Ministri z. Krasniqi, në fjalën e tij theksoi se:”Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në mandatin e saj ligjor dhe unë si ministër do të angazhohemi për t’ju ardhur në ndihmë sa herë që është e nevojshme, në mënyrë që qytetaret e komunës të kenë shërbimet e merituara”.
Pas inagurimit, Ministri z. Krasniqi takoi të parin e Komunës së Gjilanit z. Hyseni, duke i uruar mandat te mbarë dhe bashkepunim te plotë.
Ne fund, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për vizitën theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në realizimin e prioriteteve dhe projekteve te komunës së Gjilanit.