MINISTRI KRASNIQI PRITI NË TAKIM DREJTORIN E GIZ-IT PËR KOSOVË DHE MAQEDONI VERIORE Z. DAVID OBERHUBER

17 dhjetor, 2021
Zhvillimi ekonomik lokal, demokracia lokale, digjitalizimi dhe projekti rajonal i GIZ-it për modernizimin e shërbimeve komunale ishin temat kyqe të cilat janë diskutuar në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, Drejtorit të GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni Veriore z. David Oberhauber si dhe përfaqësuesve të GIZ-it.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për projektet dhe planet të cilat kanë për fokus nivelin lokal, duke përmendur disa nga projektet kryesore të cilat kanë për qëllim mbështetjen e Komunave me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa të mira për qytetarëve e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Drejtori z. Oberhauber si dhe përfaqësuesit e GIZ-it kanë shprehur gatishmërinë e tyre për koordinimin e aktiviteteve me MAPL-në, në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe fushat tjera të cilat kanë për qëllim mbështetjen e Komunave.