Rëndësia e zhvillimit të demokracisë lokale, pjesëmarrja aktive e qytetarëve në vendimmarrjen komunale dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies ishin temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit të përbashkët njoftues në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Drejtores së IDK-së znj. Nancy Soderberg
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e ka njoftuar Drejtoren znj. Soderberg për prioritetet dhe projektet e MAPL-së në fushën e fuqizimit të demokracisë lokale, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies duke përmendur disa nga vendimet dhe aktivitetet kryesore të cilat ndërlidhen me këto prioritete.
Në anën tjetër, znj. Soderberg, ka shpalosuar disa nga planet dhe projektet kryesore të IDK-së në Kosovë, të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe demokratizimit përmes përfshirjes së grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve në nivelin lokal.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Drejtorja znj. Soderberg dhe bashkëpunëtorët e saj kanë prezantuar hulumtimin e përgatitur nga IDK i cili pasqyron përfshirjen e të rinjve në politikëbërje.