NJOFTIM PËR MEDIA

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Ju njoftojmë se në kuadër të mbledhjes së 73 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur me datë 30.04.2022, në kuadër të rendit të ditës kanë qenë edhe tri pika nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar, me sa vijon:
1. Shfuqizuam vendimet e qeverisë paraprake nga viti 2018 për vendosje të ligjshmërisë, duke bërë kështu tërheqjen nga procesi i bartjes në pronësi komunale të pronave te Agjencia Kosovare e Privatizimit për komunat Gjilan, Ferizaj, Suharekë Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit.
2. Informimi i Kabinetit Qeveritar lidhur me Raportin final të studimit gjithëpërfshirës për Sistemin e Vetëqeverisjes Lokale (MAPL); dhe
3. Informimi i Kabinetit Qeveritar lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ligjshmërisë së Akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën Janar – Dhjetor, 2021 (MAPL).
Pas mbledhjes së qeverisë në konferencën e përbashkët për media Ministri z. Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin z. Hekuran Murati janë përgjigjur pyetjeve të adresuara nga përfaqësuesit e mediave lidhur me pikat e rendit të ditës të mbledhjes së qeverisë.