Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura.
Gjatë kësaj tryeze Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës.
Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës përfiton një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.
Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.
Në fund të diskutimit, Minsitri z. Krasniqi ka ritheksuar angazhimin dhe përkushtimin e MAPL-së për koordinim ndërinstitucional në çështjet me interes për Komunat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.