Prishtinë, 07 Qershor 2022
Bashkëpunimi në nivel lokal, agjenda e gjelbërt dhe mbështetje e grupeve të margjinalizuara përmes programeve të MAPL-së ishin temat kyçe të cilat janë diskutuar gjatë takimit në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe drejtorit të GIZ-it z. David Oberhuber.
Në fillim të këtij takimi Ministri z. Krasniqi ka falënderuar Drejtorit e GIZ-it për bashkëpunimin, duke theksuar se MAPL, është në fazën e fuqizimit të programeve aktuale dhe krijimit të mekanizmave të rijnë për mbështetjen e nivelit lokal.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi, ka njoftuar drejtorin z. Oberhuber për iniciativën e Zyrës së Kryeministrit për agjendën e gjelbërt, duke nënvizuar se shumica e Komunave të Republikës së Kosovës tashmë janë bërë pjesë e kësaj iniciative duke nënshkruar kartën për Komunat e Gjelbërta dhe të Qëndrueshme.
Në anën tjetër, Drejtori z. Oberhuber, ka falënderuar Ministri z. Krasniqi për takimin, duke e njoftuar për vijueshmërinë e programeve të GIZ në nivelin lokal dhe duke ofruar bashkëpunimin në fushat të cilat kanë për fokus pushtetin lokal.