Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS ka zhvilluar takimin e grupit punues për zhvillimin e platformës digjitale E – Komunat. Në këtë takim u diskutua procesi i zhvillimit të platformës E – Komunat, modulet, qasja e qytetarëve në kuadër të kësaj platforme, si dhe planet e MAPL-së për procesin e digjitalizimit në kuadër të reformave në sfondin e vetëqeverisjes lokale.
Platforma E-komunat ka të bëjë me krijimin e hapësirës për procesin e transparencës, llogaridhënies, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe përmirësimin e rritjen e efikasitetin të shërbimeve në nivelin lokal. Fokusi i monitorimit të kësaj platforme do të jetë në dy nivele të organeve komunale: Kuvendet Komunale dhe Ekzekutivi i Komunave.
Aktiviteti E-komunat është pjesë e Planit Strategjik Operacional – PSO 2022-2025 dhe si platformë synohet që të jetë platformë e integruar në platformën E- Kosova, ky qytetarët do të kenë mundësi të kenë një komunikim të drejtpërdrejtë me akterët e zgjedhur lokal, forcimin e transparencës, rritjen e llogaridhënies, si dhe avancimin e qeverisjes së mirë.
Në kuadër të këtij takimi morën pjesë përfaqësues nga: MAPL, ZKM, projekti DEMOS, Zyra e BE-së në Kosovë, ASHI, OPEN DATA KOSOVO, Komuna e Prishtinës dhe përfaqësues nga Instituti GAP.