Nënshkruhet marrëveshja për financimin e projektit “Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në lagjen 028 dhe 029, Bardh i madh si dhe fshatin Sllatinë e madhe”

Prishtinë, 08 Gusht 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, Nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi dhe Sokol Xhafa U.D. Kryeshef Ekzekutiv nga kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU – Prishtina, kanë nënshkruar Marrëveshjen për financimin dhe realizimin e projektit “Rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Fushë Kosovës në Lagjen 028 dhe 029, Bardh i Madh si dhe fshatin Sllatinë e Madhe”.
Vlera e parallogaritur e projektit është 1.000.000,00 €, ku në vitin 2022 do të financohet shuma 300.000,00 € dhe në vitin 2023 është paraparë financimi i vlerës 700.000,00 €.
Projekti, synon që të ndikon në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe kualitetin e shërbimeve.
Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të MAPL-së në bashkëpunim me institucionet tjera, me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.