Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot ka mbajtur Konferencë për media me rastin e hapjes së procedurave për raportim nga Komunat për Grantin e Përformancës Komunale, i cili pritet tu ndahet komunave sipas rregullave të grantit për performancën e vitit 2022, e cila ndahet në vitin 2024.
Në kuadër të lansimit të thirrjes për raportim MAPL, përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale ka bërë përgatitjet e nevojshme që ky proces të fillojë i kompletuar në kuptimin e njoftimit të komunave në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK), me pakon e dokumenteve udhëzuese për secilën fushë dhe për secilin tregues që komunat raportojnë në këtë sistem.
Dokumentet të cilat janë të vendosura në sistem dhe të cialt shërbejnë që raportimi të jetë sa më i saket dhe cilësor janë si vijon:
– Dokumenti Kryesor i SMPK i reviduar sipas U.A 2023;
– Udhëzimet për secilën fushë e cila është pjesë e SMPK;
– Ligjin për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantit për Performancë – Udhëzimin Administrativ për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantit për Performancë si dhe
– Thirrja e cila u lasnsua sot në SMPK
Gjatë Konferencës është theksuar se si pjesë më e rëndesishme e këtij procesi ka qenë normimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale ku në kuadër të kësaj është hartuar dhe aprovuar Ligji nr. 08/L-103 për SMPK dhe GPK dhe Udhëzimi Administrativ 01/2023 për SMPK dhe
GPK, që përcakton rregullat për:
– Sistemin e menaxhimit të performancës komunale;
– Sistemin elektronik të menaxhimit të performancës komunale;
– Matjen e performancës komunale dhe
– Grantin për performancë komunale.
Në fund të Konferencës u theksua se sistemi elektronik është pjesë përbërbërëse e SMPK-së i rregulluar me ligjin per performancë komunale, dhe çështja e menaxhimit të fondeve me donatorët rregullohet me marrëveshje ne mes të palëve.