Njoftim për rekrutimin e Regjistruesve dhe Mbikëqyrësve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023)

Prishtinë, 26.09.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në vazhdën e aktiviteteve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023) hap Konkursin për pranimin e Regjistruesve (3 503) dhe Mbikëqyrësve (891).

Aplikimi për pozitat Mbikëqyrës dhe Regjistrues do të jetë në formën elektronike dhe  forma fizike (në komunën ku aplikoni). Konkursi, Udhëzuesi për plotësimin e formularit Online për pozitat Regjistrues dhe Mbikëqyrës mund ta gjeni në linkun  https://rekosrekrutime.rks-gov.net/ .

Të gjithë të interesuarit për këto pozita duhet të aplikojnë në komunën e tyre.

Konkursi është i hapur nga 26.09.2023 deri më 02.10.2023

Kohëzgjatja e kontratës është dy (2) muaj.