Me datë 16 Nëntor 2023 është mbajtur takimi bilateral në mes të strukturave operative të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim zyrtarët nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë dhe zyrtarët nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Shkup u koordinuan për hapat që do t’i marrin për menaxhimin e Asistencës Teknike për IPA III, aktivitetet për përgatitjen e thirrjes së parë për propozime nga IPA III, organizimi i takimit të Komitetit Drejtues të Programit si dhe aktivitete tjera me qëllim të koordinimit të Programit.