Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, sot ka marrë pjesë në hapjen solemne me rastin e renovimit të objektit të Shkollës në Partesh. Renovimi i objektit të Shkollës është financuar nga Fondi i Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (МАPL).
14 tetor 2014
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, sot ka marrë pjesë në hapjen solemne me rastin e renovimit të objektit të Shkollës në Partesh. Renovimi i objektit të shkollës është financuar nga Fondi i Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (МАPL).
Me këtë rast ministri Mariq ka cekur se kushtet e punës në këtë shkollë janë edhe si nxitje për punë më efikase te punëtoreve arsimor dhe kushte më të mira për arritjen e dijenisë më të gjerë në këtë vend, me shpresë që nga shkolla para se te gjithash do te dalin njerëz të mirë dhe natyrisht nxënës të mirë.
Pas vizitës në Partesh ministri Mariq ka marrë pjesë në hapjen solemne të Shtëpisë së Shëndetit në Kllokot, i cili është financuar nga mjetet financiare të Komisionit Evropian.
Po ashtu ministri Mariq në Kllokot dhe Partesh ka biseduar me përfaqesuesit e këtyre Komunave rreth problemit te buxhetit, i cili u shkaktua si pasojë e regjistrimit të dobët të popullsisë dhe zhvillimit strategjik te Komunës.