Prishtinë 03.10.2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS dhe komunat e Republikës së Kosovës, është duke e mbajtur punëtorinë e përbashkët dy ditore për Hartimin e Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2022-2029.
Qëllimi i punëtorisë është diskutimi i sfidave me të cilat ballafaqohen komunat në fushën e zhvillimit ekonomik dhe trajtimi i tyre në kuadër të Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal.