Sot stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Albertina Binaku dhe Berat Limani së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës Flurim Arifi dhe Samire Jaha dhe përfaqësuesen e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë së Veriut Evgenija Bektash Josifovska, vizituan Komunën e Novobërdës, të cilët janë duke zbatuar projektin “Pilot intervenime për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rajonin ndërkufitar”.
Në kuadër të projektit, Komuna e Novobërdës ka blerë 1200 shporta dhe kontejnerë që do t’u shpërndahen qytetarëve, institucioneve publike dhe arsimore të komunës.
Më tej, projekti parashikon blerjen e kamionit për grumbullimin e mbetjeve prej 7.5 tonësh dhe në këtë mënyrë do të rrisë grumbullimin e mbetjeve, do të sigurojë pajisjen dhe mjedis më të pastër për shoqërinë.