Me datën 20 dhe 21 Nëntor 2023 është mbajtur takimi: Tryeza e rrumbullakët me përfaqësuesit e komunave nga zona e programit për Bashkëpunim Ndërkufitar (BNK) Kosovë – Maqedoni e Veriut i cili mbështetet financiarisht nga Instrumenti i Para- antarësimit (IPA) në Bashkimin Evropian (BE) .
Gjatë tryezës së rrumbullakët u diskutua për mundësit e përfititmit të komunave nga ky program i cili do të përfshijë periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027, si dhe u prezantuan temat e mëposhtme:
Një pasqyrë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe prioritetet tematike;
Konteksti i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërlidhja e tij me thirrjen e ardhshme për propozime, e cila do të përfshijë alokimet financiare për vitin 2021;
Mësimet e nxjerra nga IPA II dhe ecuria përpara në IPA III.