Agjencia për BaraziGjinore në Zyrën e Kryeministrit organizon trajnim për zyrtarët për informim

24 qershor 2019, Prishtinë

Znj, Vjollcë Jashanica, Zyrtare e Lartë për Informim në MAPL, sot ka ndjekur trajnimin e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit për zyrtarët për informim.

Në këtë trajnim janë prezantuar teknikat në frymën e legjislacionit që garanton barazinë gjinore, rritjen e njohurive për raportim dhe prezantimin mediatik në formë të drejtë dhe të pa influencuar nga steriotipet gjinore. Agjencia për Barazi Gjinore vlerëson se informacioni i prezantuar përmes zyrave të informimit në institucionet publike duhet të prezantohet në frymën e Ligjit për Barazi Gjinore.