12 mars 2024, Prishtinë
Në komisionin parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë aprovuar në parim dy projekt ligje me rëndësi për qeverisjen lokale.
Ministri Krasniqi, në fjalën e tij ka theksuar se MAPL, bazuar në mandatin e saj ligjor ka hartuar projekt – ligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave. Duke përmendur se shqyrtimi i akteve të ligjshmërisë deri më tani është bazuar vetëm me rregullore ndërsa pas tashmë ky proces do të ketë ligjin përkatës.
Ministri Krasniqi shtoi se “Ky projekt – ligj ka definuar se cilat akte hyjnë në kategorinë e akteve të cilat i nënshtrohen shqyrtimit të detyrueshëm, cilat akte i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt dhe cilat akte i nënshtrohen shqyrtimit të përshtatshmërisë, si dhe afatet mbi te cilave organet mbikëqyrëse do të bëjnë vlerësimin”.
Gjithashtu, në këtë komision është hartuar projekt – ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Hartimi i këtij projektligji, ka ardhur si rezultat i vështirësive të cilat e kanë përcjell zbatimin e këtij Ligji.
Gjithashtu procesit të draftimit të këtij Ligji, i ka paraprirë hartimi i vlerësimit ex-post të ligjit. Qëllimi i vlerësimit ka qenë identifikimi i arsyeve se si Ligji është zbatuar, dhe nëse janë ndërmarrë veprime të parapara të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji.
Po ashtu, në vitin 2023 Qeveria e Kosovës ka aprovuar koncept dokumentin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Për këtë ligj, ministri Krasniqi theksoi se “Ky është ligj me rëndësi për komunat dhe palët e tjera të përfshira, ngase ka për qëllim të siguroj shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm”.
Gjatë procesit të hartimit të këtyre sy projekt ligjeve janë respektuar të gjitha procedurat e parapara ligjore, lidhur me hartimin e projekt – ligjeve.