Prishtinë, 14 korrik 2022
Përfaqësuesja nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar takimet me përfaqësues komunal nga komuna e Kamenicës dhe komuna e Vushtrrisë lidhur me aktivitetet e përbashkëta në fushën e të drejtave të njeriut.
Në kuadër të takimeve, u diskutua për kalendarin e aktiviteteve për persona me aftësi të kufizuar, mundësinë e bashkëpunimit ndërkomunal, mundësinë e trajnimeve të zyrtarëve të rijnë në fushën e të drejtave të njeriut në komuna dhe organizimin e aktiviteteve sipas tabelës nga kalendarit për PAK për vitin 2023.
Në kuadër të këtij takimi u theksua rëndësia e zbatimit të Vendimit të Qeverisë nr. 221, të datës 23/02/2022, për plotësimin e kuotës së punësimit të personave me Aftësi të Kufizuar sipas Ligjit nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar.