22 maj 2019, Prishtinë
Është mbajtur punëtoria me temën “Promovimi i parimeve të Transparencës në nivel Lokal” të organizuar nga OSBE. Në punëtorinë e mbajtur në Pejë (me pjesëmarrjen e regjionit të Pejës ) morën pjesë përfaqësues të komunave të këtij regjioni, zyrtarë ligjorë, zyrtarët e informimit, përfaqësues nga MAPL, gjegjësisht përfaqësues nga Divizioni për Transparencë Komunale, si dhe përfaqësues nga Divizioni për Koordinim të Politikave.
Takimin e kryesoi znj. Sabina Mehmedovic, Zyrtare profesionale vendore nga OSBE, e cila e hapi punëtorinë me fjalën e saj hyrëse.
Në këtë punëtori u prezantua Model Rregullorja për Transparencë me komentet e përfshira, nga ana e përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Arsim Osmani.
Znj. Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna – MAPL prezantoi Udhëzimin Administrativë për Transparencë Komunale, si dhe z. Ferdi Kamberi U.D. Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave bëri prezantimin e Udhëzimit Administrativ pë Standardet minimale të konsultimit publik në Komuna.
Pas një diskutimi të hapur me pjesëmarrësit, lidhur me plotësimet e rregulloreve komunale, sfidat dhe praktikat më të mira në lidhje me transparencën dhe planin e veprimit për transparencë, punëtoria u përmbyll me sukses me disa sugjerime të dala për aktivitetet e radhës.