Me datë 13 mars 2023, në Lezhë, është mbajtur sesioni informues pas hapjes së thirrjes së 4-të për projekt propozime në vlerë 2.28 milion euro në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i të gjithë pjesëmarrësve dhe grupeve të interesit për specifikat dhe rregullat e aplikimit për thirrje. Në këtë takimi morrën pjesë poashtu Delegacioni i BE-së në Shqipëri, përfaqësues të Strukturave Operative si dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit.
Një sesion i tillë informues do të organizohet edhe në qytetin e Rahovecit në Kosovë, me datë 20 mars 2023.
Poashtu, në të njejtën ditë u zhvillua dhe takimi bilateral në mes të Strukturave Operative të programit dhe Sekretariatit të përbashkët Teknik, gjatë të cilës u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e programit, si dhe aktivitetet që do të organizohen gjatë muajve në vijim.