Përfaqësuesit e MAPL-së së bashku me përfaqësuesit e JTS kanë realizuar vizitën e tretë monitoruese tek projekti “CARES 2 – Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2”, i zbatuar nga Fondi për zhvillimin e Veriut të Malit të Zi- (FORS) Mali i Zi me Qendrën Evropiane për Çështje të Pakicave (ECMI) në Kosovë në kuadër të programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë.
Projekti ka ndikuar në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe mirëqenien e popullsisë nëpërmjet përmirësimit të shëndetit riprodhues, përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore, programit për shtatzëni, rritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta preventive dhe krijimit të shprehisë së parandalimit si dhe bashkëpunimit ndërkufitar në zonat e synuara të projektit: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë, si dhe në Mal të Zi në komunat Andrijevicë, Tivar, Beran, Bijelo Polje, Guci, Petnjicë, Plavë, Kollashin, Mojkovac, Rozhajë, Podgoricë dhe Ulqin.
Projekti përfundon më 31.10.2023. Pas përfundimit institucionet shëndetësore në 4 komuna në Mal të Zi dhe 5 komuna në Kosovë do të përfitojnë pajisje mjekësore.