23 gusht 2011, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic dhe kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova, javën e kaluar kanë vizituar familjen e të kthyerve në fshatin Oprashkë të Komunës së Istogut. Kjo familje ishte ankuar se njerëz të panjohur u kishin helmuar bunarin-pusin e tyre, nga i cili familja ishte furnizuar me ujë të pijshëm.

Me ndërhyrjen e Ministrisë për Pushtet Lokal dhe Komunës së Istogut, bunari është pastruar dhe përsëri është i gatshëm për shfrytëzim.
"Vetëm me përpjekje të përbashkëta të të gjitha institucioneve dhe ndërtim të paqes mundemi të kontribuojmë për paqe në Kosovë. Të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta përkeqësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë pavarësisht kombësisë, religjionit dhe gjinisë, nuk kanë qëllime demokratike drejt plotësimit të standardeve evropiane. Akte të tilla nuk guxojnë të përsëriten, sepse prishi imazhin e Kosovës", theksoi Ministri Petrovic me rastin e njoftimit se situata e të kthyerve në fshatin Oprashkë sërish është normalizuar.