Grupi punues në takim virtual, diskutohet hartimi i projekt U.A (MAPL) Nr.00/2020 për procedurën e emërimit të nënkryetarëve në komuna

Prishtinë, 21 maj 2020

Është mbajtur takimi i përbashkët virtual i Grupit Punues për hartimin e projekt U.A (MAPL) Nr.00/2020 për Procedurën e Emërimit të Nënkryetarëve në Komuna, ku pjesë grupit punues është edhe përfaqësuesi nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Ky projekt U.A ka për qëllim të përcaktoj dhe rregulloj procedurat e emërimit, përgjegjësitë dhe shkarkimit të nënkryetarëve të komunave.