Përfaqësues nga MAPL kanë marrë pjesë në hapjen e fushatës vetëdijësuese në luftimin e trafikimit me njerëz, ku të pranishëm ishin, znj. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Blerim Grashiani – Zv. Ministër i Punëve të Brendshme, z. Besim Kelmendi – Kryeprokurori i Shtetit dhe z. Arbër Vokrri – Zv. Ministër në MAPL.
MAPL, sa i përket fuqizimit në nivelin lokal në luftën e trafikimit me njerëz, ka mundësuar që të strehojnë në 7 komuna viktimat e trafikimit dhe kompensimit të viktimave të trafikimit, për të cilat raste është siguruar ndihmë nga komunat, si dhe ka mbështetur komunat në hartimin e planit për strehim social, por edhe në zbatim të këtij plani.
MAPL mbetet e përkushtuar që të ndihmoj nivelin lokal në përballimin e sfidave dhe problemeve të natyrave të ndryshme, të cilat e përcjellin këtë segment, e që besojmë fuqishëm se së bashku me Autoritetet, partnerët, nivelin lokal dhe mekanizma tjerë, do të fokusohemi në fuqizimin e bashkëpunimit në parandalimin e trafikimit me njerëz.