Prishtinë, 12.08.2020
Sot, zëvendësministret e MPL-së Znj. Magbule Shkodra dhe Znj. Fatbardha Emini moren pjesë në inaugurimin e Projekteve në Komunën e Klinës: Ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit- Faza e dytë, ndërtimi i kanalizimit në Ujmirë-Shtaricë-Siqevë-Dobërdol.
Këto projekte janë financuar nga fondet e MPL-së, ku për ndërtimin e fushës ndihmëse te futbollit- Faza e dytë jane ndarë 80,000.00€, ndërsa nga komuna e Klinës për këtë projekt ka ndarë 47,878.00€.
Fondi i ndarë për ndërtimin e kanalizimit në Ujmirë-Shtaricë-Siqevë-Doberdol, nga MPL është 40,000.00€, nga komuna e Klinës 47,515.00€.