Duke filluar nga data 6 nëntor 2023 dhe deri me datë 13 nëntor 2023 janë zhvilluar vizitat monitoruese tek projektet përfituese të Thirrjes së tretë, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II Shqipëri – Kosovë. Takimet janë mbajtur në Bashkinë e Lezhës, të Kukësit, Komunën e Rahovecit si dhe Bashkinë e Tiranës.
Qëllimi i këtyre vizitave është informimi për së afërmi lidhur me implementimin e aktiviteteve të projekteve, si dhe aktiviteteve të cilat planifikojnë t’i realizojnë në të ardhmen. Pjesëmarrës në këto takime kanë qenë përfaqësuesit e zyrës së Delegacionit Evropian në Tiranë, Strukturat Operative të programit, nga MAPL në Kosovë dhe SASPAC në Shqipëri si dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe ofrimin e asistencën teknike për të ndihmuar përfituesit në përmbylljen e aktiviteteve me sukses.