MAPL dhe OSBE punëtori për zbatimin e Rregullores mbi kriteret, standardet e financimit publik të OJQ-ve

23 prill 2018

Sot në Gjilan, MAPL në bashkëpunim me OSBE ka mbajtur punëtorinë e radhës për zbatimin e Rregullores mbi kriteret, standardet e financimit publik të OJQ-ve. Në këtë takim pjesëmarrës ishin: Drejtorët e buxhetit dhe financave dhe zyrtarë që janë pjesë e vlerësimit të Projekt propozimeve të OJQ-ve nga komunat: Gjilan, Kamenicë, Partesh, Ferizaj, Ranillug dhe Viti.

Drejtoresha e DPTK-së, bëri prezantimin e Rregullores, sfidave rreth zbatimit të saj dhe pasojave të mundshme për moszbatimin e Rregullores. Po ashtu, në pjesën e dytë të kësaj punëtorie është realizuar puna në praktikë për vlerësimin e projekt- propozimeve. Mbështetëse e realizimit të kësaj punëtorie ka qenë edhe këshilltarja e Sekretares së Përgjithshme të MAPL-së.