MAPL mban takimin e dytë informues me komunat për fondin për bashkëpunim ndër komunal

Prishtinë, 27 mars 2019

Dje, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me projektin “Aktiviteti për Qeverisja Efektive Lokale”, të financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) realizuan takimin e dytë informues me komunat: Gjilan, Novobërdë, Ranillug, Kllokot Viti, Hani i Elezit, Shtërpcë, Kaçanik dhe Partesh, lidhur me thirrjen për aplikime për komunat për projekte të bashkëpunimit ndër komunal dhe procedurat e aplikimit për projekte të bashkëpunimit ndër komunal.