MAPL MBËSHTET KOMUNAT NË 24 PROJEKTE ME MBI 2 MILION EURO

01 Shtator, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ka nënshkruar 17 marrëveshje me Komunat përfituese nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike për vitin 2021.
Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekt propozimeve të pranuara nga komunat, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është aprovuar mbështetja financiare për 24 projekte në vlerë mbi 2 milion euro.
Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është financimi i projekteve komunale për zhvillim të infrastrukturës Socio-Ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.