Mbahet Këshillimi i Përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane

Pejë, 26-29 Maj 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, është duke e zhvilluar punëtorinë 4 ditore më Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane.
Qëllimi i këshillimit është diskutimi i Raportit të Përmbushjes së Obligimeve nga Agjenda Evropiane për periudhën Janar-Dhjetor 2020, hartimi i planit gjithëpërfshirës i komunave për obligimet e Agjendës Evropiane dhe bashkërendimi i aktiviteteve të komunave për vitin 2021.
Gjithashtu, si pjesë e diskutimit të Këshillimit janë: fusha e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve; bashkëpunimi ndër-insitucional në përmbushjen e detyrimeve dhe implementimi i Rregullorës Nr.08/2011 për organzimin dhe përgjegjësit e zyrave komunale për Integrim Evropian.