Gjatë kësaj mbledhje janë paraqitur të gjeturat e Auditorit për këtë Ministri për vitin 2020, nga deputeti z. Eman Rrahmani.
Në kuadër të pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni dhe të gjeturave të raportit të Auditorit, Ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi ka theksuar se pasqyrat financiare të Auditorit paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë.
Gjithashtu, është theksuar se që nga fillimi i detyrës si Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal janë marrë vendime të rëndësishme në shërbim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies duke përmendur publikimin e shpenzimeve të kabinetit të MAPL-së si dhe funksionalizimin e komitetit të auditimit.
Ndër të tjerash Minsitri z. Krasniqi, ka theksuar se vendimet e tij janë vendime të përgjegjshme, të ligjshme dhe në shërbim të qytetarëve dhe Komunave, duke përmendur rastin e nënkryetarit të Graçanicës në lidhje me emërimin e nënkryetarit të kësaj komune si një nga këto vendime.