Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga DEMOS dhe Instituti KLGI kanë mbajtur punëtorinë e Forumit Konsultativ për Qeverisje Lokale lidhur me koordinimin e punës së organizatave të forumit dhe hartimin e agjendës së përbashkët karshi qeverisjes lokale.
Gjatë punëtorisë u diskutua pozicioni i shoqërisë civile karshi temave siç janë: Qeverisja e Brendshme/Administrimi Lokal; Qeverisja e Mirë; Performanca komunale; Financat dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal; Çështjet sektoriale ndër-qeveritare (grantet specifike); Çështjet sektoriale komunale; Çështjet sociale dhe Problemet e ri-përsëritura (të shtresuara, sistematike).
Në këtë punëtori, përveç MAPL-së kanë marrë pjesë edhe: përfaqësues nga projekti DEMOS, KLGI, BIRN, Lëvizja FOL, Instituti GAP, D4D dhe Teach for Kosovo.
Në kuadër të kësaj punëtorie është paraparë të hartohet një dokument i pozicioneve të shoqërisë civile për organet e reja komunale që do të dalin pas zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Dokumenti do të mbetet në pronësi të forumit dhe do të analizojë gjendjen aktuale të fushave të qeverisjes lokale dhe propozimet e forumit për procesin dhe hapat që duhet të marrin organet e reja komunale për zgjidhjen e problemeve të identifikuara. Gjithashtu dokumenti do t’i shërbej organizatave të shoqërisë civile për t’i adresuar në mënyrë unike temat të cilat duhet të trajtohen dhe prioritetet që duhet vendosen.