Mbahet punëtoria e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishikimin e planit vjetor të punës për vitin 2021

Gjakovë, 01 korrik 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, është duke zhvilluar punëtorinë tri ditore lidhur me prezantimin e të arriturave të MAPL-së për periudhë Janar – Qershor 2021, si dhe rishikimin e Planit Vjetor të Punës së MAPL-së për vitin 2021.
Po ashtu, në punëtori është diskutuar Plani Strategjik Operacional për vitin 2021 – 2025 dhe zbërthimi i aktiviteteve të tij në planin detaj të brendshëm, si dhe sfidat rreth zbatimit të planit vjetor të punës së MAPL-së.