Mbahet punëtoria për fushën e bashkëpunimit ndër-komunal

Prevallë, 12 – 13 qershor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë mbajtën punëtorinë 2 ditore me stafin e Ministrisë lidhur me fushën bashkëpunimit ndër komunal, përkatësisht prezantimit dhe diskutimit të ‘’Raportit të Vlerësimit të Nevojave të Bashkëpunimit Ndër-komunal’’ dhe ‘’Draft Planit të Veprimit për Bashkëpunim Ndër-komunal 2020 – 2022’’.
Gjithashtu, në përmbyllje të punëtorisë u nxjerrën konkluzionet dhe rekomandimet të cilat do të shërbejnë për planifikimin afatmesëm të nxitjes dhe avancimit të fushës së bashkëpunimit ndër komunal të komunave të Republikës së Kosovë.